Helm
(Term – Mjedisor)

Helm
(anglisht: Poison)

✦ 1. Lëndë me prejardhje bimore, shtazore, minerale ose sintetike që në doza mjaftë të vogla shkakton çrregullimin e veprimtarisë jetësore të organizmit të njeriut ose të kafshëve (helmim) Faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë në veprimin e helmit janë a) sasia ose përqëndrimi; b) koha e ekspozimit; c) madhësia e grimcave ose gjendja fizike e lëndës; ç) afria e lëndës për indet e gjalla; d) tretshmëria në lëngjet e organizmit dhe dh) ndjeshmëria e indeve dhe e organeve. Nuk është e lehtë që të vihet një kufi i prerë midis helmeve dhe johelmeve, sepse për çdo rast duhen patur parasysh shumë faktorë. 2. Lëndë që ul ose shkatërron veprimtarinë e një katalizatori. Kështu p.sh. oksidi i karbonit, fosfori, arseniku ose komponimet e squfurit japin një efekt të tillë në formimin e amoniakut nga gazet e hidrogjenit dhe të azotit; prandaj, për të menjanuar këtë efekt të padëshirueshëm këto dy gaze duhet të jenë shumë të pastra.

Portali — Mjedisi

[cite]