(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në 1909, në Borsh, Sarandë. U arrestua më 16 prill 1945. Më 9 korrik 1945, me vendim nr. 49, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi «si kriminel lufte, se ka qenë bashkëpuntor dhe udhëheqës i fomacioneve terroriste të okupatorit, ndihmës në mobilizimin e popullit shqiptar për ushtrinë e armikut, e ka deklaruar fajtor si armik i popullit se ka tradhëtuar lëvizjen duke u hedhur në rreshtat e bashibuzukut me gradën reshter, ka vepruar kundër interesave të larta të atdheut dhe vegël e ndërgjegjëshme e okupatorit duke i shërbyer këtij si spiun», me vdekje, hejqen e të drejtave qytetare-politike si dhe konfiskimin e pasurisë së tij të tundshme e të patundshme. Ekzekutuar më 3 gusht 1945. Më 10 janar 1946, me vendim nr. 6, Komiteti Ekzekutiv K.N.Çl i Nënprefekturës së Sarandës urdhëroi «sekuestrimin e gjithë pasurisë të tundshme dhe të patundëshme të “kriminelit të luftes” Zote Hodo nga katundi Borshit». AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 446- 447; Gazeta Zyrtare, 30 maj 1946, f. 4
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit