HOTI Elez
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1900, në Shkodër. Më 24 janar 1945, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi se «ka vrarë dhe ka marrë pjesë në arrestime dhe ka bërë kontrolle në qytete e katunde», më vdekje. Më 15 mars 1946, me vendim nr. 46, Komiteti Ekzekutiv i K.N.Cl. të Prefekturës së Shkodrës, vendosi «sekuestrimin e pasurisë së tundshme e të patundshme, të të dënuarit», Elez Hoti. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 326-327; Gazeta Zyrtare, 29 gusht 1946, f. 1

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]