(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1913, në Kosovë. Më 27 shkurt 1951, me vendim nr. 108, Gjykata Tiranë e dënoi për «tentativë kalimi të kufirit», me 1 vit burg dhe 500 lekë gjobë. Me vendim nr. 24, datë 16 mars 1977, Gjykata Berat e dënoi për “agjitacion e propagandë kundër pushtetit”, me 10 vjet burg, konfiskim pasurie 12 copë monedha floriri dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, FL. 293-294
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]