(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1890, në Tunjë, Gramsh. Më 27 prill 1993, me vendim nr. 43, Gjykata Elbasan ka vendosur njohjen e faktit të vrasjes pa gjyq në qershor 1950, nga forcat e diktaturës, për motive politike. Më 22 shtator 1945, me vendim nr. 125, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit N. Cl. të Nën- prefekturës së Gramshit, urdhëroi «sekuestrimin e pasurisë së tundshme e të patundshme, të arratisunit për arsye politike», Halil Hoxhës, nga katundi Tunjë. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, FL. 17-18; Gazeta Zyrtare, 30 korrik 1946, f. 5
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]