HOXHA Islam Hysen
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1895, në Krujë. Më 27 shtator 1945, me vendim nr. 9, Gjykata Ushtarake Durrës e dënoi si “kriminel lufte dhe armik i popullit”, me 30 vjet burg. Është dëbuar për motive politike. Më 22 maj 1993, me vendim nr. 23, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Tirana në Elbasan, Krujë nga periudha 22 qershor 1957 deri më 30 shtator 1991. Më 26 tetor 1945, me vendim nr. 5, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit N. Cl. të Nën- prefekturës së Krujës, vendosi «konfiskimin e pasurisë, pjesëtarit të legalitetit», Islam Hoxhës. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 13, Fl. 59-60; D. 6, FL. 183-184; Gazeta Zyrtare, 8 gusht 1946, f. 3

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]