HOXHA Manxhar
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1900, në Kolonjë, Gjirokastër. Pas luftës, u arratis në Greqi, në gusht 1949 u kthye në Shqipëri dhe vepronte në zonën rreth fshatit Kolonjë. Më 27 prill 1993, Gjykata e Gjirokastrës me vendim nr. 272 njohu faktin e vrasjes nga forcat e Sigurimit më 31 gusht 1949, për motive politike. Pasi e plagosën, forcat e Sigurimit e torturuan dhe trupin ia hodhën në një gropë me gëlqere në afërsi të fshatit Çepunë, për të mos iu gjendur varri. Familja e tij e përdoq egërsisht. Djali i madh, Manxhar Hoxha [shih] u pushkatua, pjesa tjetër e familjes u ndëshkua me forma të tjera, të inskenuara nga njerëzit e regjimit në Kolonjë. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, FL. 497-499

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]