HOXHA Nazif
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1922, në Fier. Është internuar për motive politike. Më 18 gusht 1992, me vendim nr. 16, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit, nga Fieri në Krujë, prej 10 qershor 1945 deri më 5 tetor 1947. Më 10 shkurt 1993, me vendim nr. 20, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Berat në Fier, nga 1971 deri më 30 shtator 1991, për motive politike. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, Fl. 447, 572-573

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]