(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1908, Elbasan. Më 15 dhjetor 1947, me vendim nr 493, Gjykata Ushtarake Elbasan e dënoi si “pjesëtar i një organizate klandestine në Elbasan, kundër pushtetit popullor, kanë agjituar e propaganduar në rrethe të ndryshme, kanë sabotuar reformat e ndryshme të pushtetit popullor”, me 10 vjet burg, konfiskim pasurie, humbjen e të drejtave qytetare dhe politike për 5 vjet dhe punë të detyruar. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, FL. 50-51
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]