(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1912, në Mat. Më 23 qershor 1945, me vendim nr. 88, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi si «bashkëpunëtor i aparatit terrorist dhe agjent i kriminelit Xhafer Deva dhe Bajazit Buletinit», me burgim të përjetshëm, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për aq kohë. Më 14 janar 1945, me vendim nr. 79, Komiteti Ekzekutiv i Nën-prefekturës së Burrelit, urdhëroi «sekuestrimin e pasurisë së kriminelit të luftës», Riza Hoxha. AISKK, F. 1, V. 2014, D 11. Fl. 619-620; Gazeta Zyrtare, 2 korrik 1946, f. 5
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]