HOXHA Sali
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1920, në Rajcë, Librazhd. Më 21 mars 1950, me vendim nr. 34, Gjykata Ushtarake Korçë e dënoi “për spiunazh dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit”, me 5 vjet burg. Më 29 shtator 1958, me vendim nr. 124, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi “për mos kallëzim krimi kundër shtetit (dijeni që do të arratisej në Jugosllavi), me 5 vjet burg. Më 9 qershor 1975, me vendim nr. 44, Gjykata Librazhd e dënoi për “agjitacion e propagandë”, me 10 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2014, D 8. Fl. 67-68

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]