HOXHA Servet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1909. Më 9 korrik 1993, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vuajtjes së dënimit për «motive politike» të S. H., prej 16 gusht 1949, deri më 10 mars 1950. Është internuar për «motive politike». Më 10 shkurt 1993. Me vendim nr. 20, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Bilishti në Kamëz, prej 10 mars 1950, deri më 10 shtator 1952. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, Fl. 761-763

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]