(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1912, Gjirokastër. Më 13 nëntor 1946, me vendim nr. 445, Gjykata Ushtarake Berat e dënoi si “armik i popullit dhe sabotator i pushtetit që ka kryer këto faje: ka marrë pjesë në organizatën e Ballit Kombëtar; ka propaganduar dhe mobilizuar me forcë për në radhët e Ballit dhe për këtë aktivitet është emëruar komandant vendi në Libofshë. Ka grabitur, marrë ryshfet. Mbas çlirimit ka hedhur parulla kundër pushtetit, ka dashur të arratisej, ka strehuar dhe furnizuar të arratisurit”. U dënua me 10 vjet burg dhe konfiskim pasurie. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, FL. 334-335
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]