HOXHA Tahir Abas
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në 1900, në Tragjas, Vlorë. Kreu kolegjin Italian të San Demetrios. Punoi 25 vjet mësues e drejtor shkolle në Vlorë. Në luftën e Vlorës 1920 ishte komandant çete. U arrestua më 12 dhjetor 1944. Më 4 maj 1945, me vendim nr. 6, Gjykata Ushtarake e Vlorës e dënoi si «kriminel lufte» me burgim të përjetshëm, humbjen e të drejtave qytetare-politike dhe konfiskimin e pasurisë së tij të tundshme e të patundshme. Liruar më 1962. Më 6 korrik 1946, me vendim nr. 209, Komiteti Ekzekutiv i Nën- prefekturës së Qendrës së Vlorës, urdhëroi «sekuestrimin e pasurisë të të dënuarit, kriminel lufte», Tahir Abaz Hoxha, nga katundi Tragjas.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]