HOXHA Yzedin
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1920, Rrërës, Fier. Më 21 tetor 1945, me vendim nr. 140, Gjykata Ushtarake Fier e dënoi si “pjesëmarrës në organizatën e Ballit Kombëtar“, me 10 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtave qytetare. Më 7 qershor 1945, me vendim nr. 40, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Fierit urdhëroi «sekuestrimin e gjithë pasunis të arratisurit ʺkriminel lufteʺ Hoxha Yzedin». AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, FL. 354-355; Gazeta Zyrtare, nr. 57, 5 tetor 1945, f 8.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]