(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1939, në Ushtelenzë, Dibër. Është internuar për motive politike. Më 29 korrik 992, me vendim nr. 14, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Dibra në Berat, prej 1 prill 1946 deri më 12 maj 1947. I ati u pushkatua më 1946, vëllai i tij, Ramadan Hoxha [shih] vuajti burg politik. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, Fl. 80-85; D 8. Fl. 625
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]