HOXHAJ Ramadan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1902, në Drenovë, Mallakastër. Më 22 gusht 1992, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vrasjes pa gjyq, për motive politike të R. H., në janar të 1944. U pushkatua nga forcat e Brigadës I, në Tendën e Qypit, Skrapar. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, Fl. 524-526; D 8. Fl. 739-740

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]