HOXHOLLI Emin
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Klerik mylsiman. Lindi më 1880. Ishte funksionar i Myftinisë së Elbasanit për shumë vite (1929-1938), si dhe vaiz e myderriz në Xhaminë e Ballijes në Elbasan. U internua për motive politike nga viti 1953 deri më 1959, së bashku me familjen. Librat e bibliotekës së tij u sekuestruan dhe u dogjën. Vdiq në vitin 1970. Revista Kibla, nr. 2, shtator-dhjetor 2017, f. 24- 33.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]