HOXHOLLI Ahire
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1944, në Korçë. Më 27 korrik 1993, me vendim nr. 25, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Korça në Lushnjë, prej 15 maj 1954 deri më 14 maj 1959, për motive politike. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, FL. 101-102

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]