HYSAJ Kol
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Vukël, Shkodër. Më 23 korrik 1993, me vendim nr. 25, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Vermoshi, Shkodër, në Tepelenë dhe Lushnjë, prej 5 shtator 1948 deri më 10 prill 1956, për motive politike. AISKK, F. 1, V. 2014, D 8. Fl. 357

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]