(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në 1920, në Tepelenë. Më 20 qershor 1945, me vendim nr. 27, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi « se ka qenë pjesëtar në organizatën e Ballit Kombëtar dhe ka marrë pjesë në organizata kundër pushtetit popullor» me 7 vjet burg, konfiskimin e pasurisë të tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. Më 26 nëntor 1945 dënimi iu zbritet më 3 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 554
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]