(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1889, në Starovë, Pogradec. Arrestuar më 6 shtator 1946. Më 2 dhjetor 1946, me vendim nr. 356, Gjykata Ushtarake Korçë e dënoi “për pjesëmarrje dhe ndihmesë dhënë okupatorit dhe pas çlirimit me propagandën për reformat e pushtetit [është përpjekur] që të largojë popullin nga fronti Demokratik”, me 10 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale. AISKK, F. 1, V. 2014, D 8. Fl. 501-502
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]