HYSI (bitincka) Sami
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1910, në Bitinckë, Bilisht. Me arsim të lartë, agronom. Arrestuar më 12 nëntor 1944. Më 2 tetor 1945, me vendim nr. 7, Gjykata Ushtarake e Korçës e dënoi “për bashkëpunim me okupatorin”, me 10 vjet burg, punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë së paluajtshme dhe heqjen e të drejtave civile për aq kohë. Liruar më 19 shtator 1954. Më 19 shtator 1954, u internua 5 vjet në Kuç, Vlorë. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 11, Fl. 638/18; Tomorr Aliko, Gjysmë shekulli në kthetrat e djallit, (Tiranë: 2003), 82

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]