HYSKA Teki
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në 1903, në Ponçarë, Korçë. Më 10 shkurt 1993, me vendim nr. 20, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit e internimit nga Korça në Fier, prej 10 shkurt 1951 deri më 27 korrik 1972, për motive politike. Nga këto 5 vjet internim. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, FL. 271-272

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]