HYSOLLI Nazar
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1918, në Rakickë, Korçë. Më 4 janar 1993, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vuajtjes së dënimit me burg, për arsye politike, nga 12 dhjetor 1962 deri më 18 maj 1963. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 13, Fl. 209-210

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]