(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1922, në Markat, Sarandë. Është internuar për çështje politike. Me vendim nr. 18, më 19 nëntor 1992, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit, nga Markati (Sarandë) në Elbasan dhe Tepelenë, prej 10 korrik 1951 deri më 10 tetor 1954. Më 13 maj 1964, me vendim nr. 18, Komisioni Qendror i Internim- Dëbimeve e internoi përsëri prej datës së vendimit deri më 14 shkurt 1968, nga Markati (Sarandë) më Borsh (Sarandë). AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 46-47-48.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]