IDRIZI Agim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 28 korrik të vitit 1943, në Shkodër. Më 5 mars 1975, Gjykata e Shkodrës e dënoi për «tradhti ndaj atdheut, në formën e arratisjes e mbetur në tentativë», me 7 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 88-89.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]