ISLAMI Pajo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në 1920, në Vlorë. Më 24 maj 1956, me vendim nr. 155, Gjykata e Tiranës e dënoi për «mosbindje ndaj urdhërit të transferimit», me 3 muaj punë korrektuese me ndalimin e 1/6 e pagës. Më 18 shkurt 1957, me vendim nr. 4, Gjykata e Lartë (Kolegjit Ushtarak) e dënoi për «tradhëti ndaj atdheut, se ka zhvilluar veprimtari spiunazhi, në shërbim të agjenturave të huaja duke mbledhur dhe dorëzuar informata me karakter sekret në dëm të PPSH», me 20 vjet burg, heqjen e dekoratave që mban dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. F. 1, V. 2014, D. 24, Fl. 427-428.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]