(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1920, në Kishtë, Gramsh. U arrestua më 17 shkurt 1948, dhe më 6 maj 1949, me vendim nr. 35, Gjykata Ushtarake Korçë e dënoi për «pjesëmarrje në banda të armatosura kundër shtetit », dhe për «agjitacion e propagandë», me 5 vjet burg dhe humbjen e të drejtës civile e politike. Më 18 qershor 1949, dënimi iu zbrit në 4 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, f. 202-203; AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, f. 48-49.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]