ISMAILI Manxhar (Merxhan)

ISMAILI Manxhar (Merxhan)
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1933, në Shkodër. Arrestuar më 13 mars 1951. Më 3 gusht 1951, me vendim nr. 154, Gjykata ushtarake e Shkodrës e dënoi për «faje kundra popullit e shtetit», për «agjitacion e propagandë» dhe për «pjesëmarrje në grup«, me 10 vjet burg dhe punë të detyruar. Gjykata e Lartë, Kolegji Ushtarak , më 19 shtator 1951, e ndryshoi vendimin, dhe e dënoi «për formim grupi antipushtet», me 8 vjet burg dhe punë të detyruar. Liruar më 22 maj 1958. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 70-71.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]