ISUFI Ali Hasan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1933, në Ulqin, Mal i Zi. Ka vuajtur internim për motive politike, prej 15 shtator 1956 deri më 5 nëntor 1972. Arrestuar më 15 tetor 1979. Më 28 dhjetor 1979, Gjykata e Shkodrës e dënoi për «agjitacion e propagandë kundër shtetit», me 9 vjet burg dhe heqjen e të drejtës së zgjedhjes për 5 vjet. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 63.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]