ISUFI Ejup
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1905, në Çamëri. Është internuar për çështje politike. Me vendim nr. 26, më 11 shkurt 1993, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit, nga Peqini në Lozhan (Korçë), prej 15 maj 1949 deri më 21 dhjetor1949. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 1-2.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]