JAHO Yzeir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1893, në Kllogjer të Sarandës. Më 30 janar 1963, me vendim nr. 2, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë duke u vënë në shërbim të zbulimit të huaj» dhe e dënoi me 16 vjet e 8 muaj burg, punë të detyruar, humbjen e të drejtave politike për 4 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë. F. 1, V. 2014, D. 16, f. 203-204.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]