JAKU Ndoc
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1937, në Shkodër. Më 10 korrik 1975, me vendim nr. 86, Gjykata e Tropojës e deklaroi fajtor për «krimin e tentativës së arratisjes» dhe e dënoi me 12 vjet burg si dhe për «krimin e agjitacion e propagandës» me 5 vjet burg. Përfundimisht u dënua me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë, heqjen e të drejtës elektorale për 5 vjet dhe heqjen e dekoratave. AISKK, F. 1, Viti 2015, D. 27, Fl. 93-94.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]