JAZAJ Ismail
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1912, në Greshicë, Mallakastër. Më 29 tetor 1945, me vendim nr. 1, Gjykata Ushtarake Fier e dënoi si «armik i popullit dhe kriminel lufte se ka marë pjesë në Organizatën e Ballit Kombëtar» me 30 vjet burg dhe konfiskim pasurie. Dënimi iu ul në 10 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 681-682.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]