(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1902, në Vërlen, Bilisht. Më 17 shtator 1952, me vendim nr. 17, Gjykata Ushtarake Korçë e dënoi për «bashkëpunim me bandat e armatosura», me 10 vjet burg, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet dhe konfiskim pasurie; për «dhënie informatash» me 8 vjet burg; për «agjitacion e propagandë» me 7 vjet burg; përfundimisht është dënuar me 15 vjet burg, humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet dhe konfiskim pasurie. F. 1, V. 2014, D. 24, Fl. 381-382.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]