JAZEXHIU Zenel
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1912, në fshatin Bilisht të Korçës. Më 27 dhjetor 1947, me vendim nr. 244, Gjykata Ushtarake e Korçës e dënoi si «armik të popullit» me 20 privim lirie, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile- politike. Me dekret nr. 819, datë 27 prill 1949, dënimi iu zbrit në 12 vjet privim lirie. F. 1, V. 2014, D. 14, f. 34-35.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]