JEGENI Jusuf
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Dibër. Ish-partizan, i plagosur në luftë. U internua bashkë me familjen më 1976. U internua së bashku me motrën, Haxhire Jegenin, bashkëshortja e Haxhi Lleshit, kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, i cili e divorcoi. Uran Butka, Bombë në ambasadën sovjetike, (Tiranë: ASD, 2008), 157-58.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]