(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1922, në Tiranë. U arrestua më 26 maj 1945, dhe më 27 qershor të po atij viti, me vendim nr. 3, Këshilli Gjyqësor (Special) i Komandës I-rë e dënoi si «organizator të grupeve të dezertimit» dhe si nxitës të dezertimit, dhe e dënoi me vdekje. Më 4 korrik 1945, me vendim nr. 168, Gjykata e Lartë ia zbriti dënimin në burgim të përjetshëm. Me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor nr. 819, datë 27 prill 1949, dënimi iu zbrit në 14 vjet heqje lirie. F. 1, V. 2014, D. 14, f. 47-48.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]