(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1929, në Lushnjë. Më 24 korrik 1946, me vendim nr. 336, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi si «sabotator lufte dhe pushtetit popullor», me 4 vjet burg dhe humbjen e të drejtave civile e politike për aq kohë. U lirua në vitin 1950, por u arrestua sërish më 1955, dhe më 6 tetor të po atij viti, me vendim nr. 93, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi për «tradhëti ndaj atdheut», me 14 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet dhe për «agjitacion e propagandë», me 4 vjet burg. Përfundimisht u dënua me 14 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet. U lirua më 1968. F. 1, V. 2014, D. 24, Fl. 254-255.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit