JERA Sytki
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1944, në Shkodër. Më 13 prill 1961, me vendim nr. 47, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e tentativës së arratisjes» dhe e dënoi me 3 vjet burg. Më 2 prill 1969, me vendim nr. 22, Gjykata e Shkodrës e deklaroi fajtor për «krimin e veprave përgatitore për arratisje» dhe e dënoi me 7 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë. AISKK, F. 1, Viti 2015, D. 27, Fl. 389-390.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]