(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1928, në Gjirokastër. Më 15 shtator 1950, me vendim nr. 150, Gjykata Ushtarake Gjirokastër, e deklaroi fajtore për «veprimtari armiqësore duke tentuar të kalojë kufirin për në Greqi», dhe e dënoi me 3 vjet burg me punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 1 vit kohë. Më 12 prill 1951, Gjykata e Lartë Ushtarake ia uli dënimi në 1 vit burg dhe punë të detyruar. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 592.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]