(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në 1905, në Gjakovë. Më 1 gusht 1946, Gjykata Ushtarake Vlorë e dënoi për «sabotator të pushtetit», me 2 vjet burg. Liruar më 27 dhjetor 1946. U ndalua sërish më 9 shtator 1947, dhe më 30 dhjetor të po atij viti, me vendim nr. 542, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor për «sabotim në centralin elektrik të Fierit», «spiunazh» dhe «faje penale kundra popullit dhe shtetit», dhe e dënoi me 20 vjet privim lirie e punë të detyruar. Liruar më 3 shtator 1962. F. 1, V. 2014, D. 14, f. 86-87, 325.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]