(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1926, në Prizren. U arrestua më 26 gusht 1946, dhe më 17 tetor të po atij viti, me vendim nr. 124, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se «ka kryer akte sabotazhi, ka hedhur trakte propagandistike kundër pushtetit popullor, ka luftuar kundër luftës Nacional-Çlirimtare, në radhët e ushtrisë ka bërë propagandë disfatiste», dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, humbjen e të drejtës qytetare dhe punë të detyruar baraz me kohën e dënimit. Me dekret nr. 9, datë 27 prill 1949 të P. K. P., dënimi iu zbrit në 7 vjet heqje lirie. F. 1, V. 2014, D. 14, f. 84-85.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]