Këpushë
(Term – Mjedisor)
Këpushë
(anglisht: Tick)
✦ Parazit i vogël, në trajtën e një marimange e me katër palë këmbë, që u ngjitet në lëkurë bagëtive, qenve etj., u thith gjakun dhe u shkakton sëmundje ngjitëse; rriqër. Këpusha e zgjebes parazit më i vogël që shkakton sëmundjen e zgjebes. Këpusha e hardhisë parazit shumë i vogël me ngjyrë të verdhë të errët e me dy njolla të kuqe në pjesën e përparme të anës shpinore, që dëmton gjethet e hardhisë.
[cite]