KËRCUNI Bujar
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1955, në Krajkë, Dibër. Më 6 korrik 1980, Gjykata e Dibrës e dënoi për «tradhti ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit në bashkëpunim», me 10 vjet burg, për «agjitacion e propagandë kundër shtetit», me 5 vjet burg, sipas nenit 102, me 6 vjet burg. Përfundimisht, u dënua me 18 vjet burg, dhe heqjen e të drejtës së zgjedhjes për 5 vjet. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 205-206.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]