KABA Rexhep
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1912, në Dibër. Arrestuar më 16 gusht 1949. Më 25 mars 1950, me vendim nr. 122, Gjykata Ushtarake Tiranë, e dënoi për «vepra përgatitore për arratisje jashtë shtetit», me 7 muaj burg. Arrestuar për herë të dytë, më 26 shtator 1956. Më 9 shkurt 1957, me vendim nr. 13, Gjykata e Lartë Tiranë, e dënoi për «tradhëti ndaj atdheut duke u arratisur jashtë shtetit» me kontroll të vazhdueshëm neurologjik, dhe urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm nga burgu. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 81.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]