KADUSHE Ali
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1899, në Berat. Më 22 maj 1945, me vendim nr. 49, Gjykata Ushtarake e Korpusit II Berat e deklaroi fajtor si «kriminel lufte dhe armik të popullit» dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme dhe humbjen e përhershme të të drejtave qytetare-politike. Vdiq në burgun e Burrelit. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 727-728; F. 1, V. 2014, D. 23, f. 32-33.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]