KALI Theodhori
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1909, në Gjirokastër. Më 19 korrik 1947, me vendim nr. 1661, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e dënoi për «dhënie informata të arratisurve në dëm të pushtetit popullor», me 2 vjet burg. Më 7 qershor 1967, me vendim nr. 15, Gjykata Gjirokastër, e dënoi për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», me 10 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 596.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]