(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1949, në Dibër. Është dëbuar për çështje politike. Me vendim nr. 28, më 18 prill 1994, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Dibra në Levan (Fier), prej 15 shkurt 1956 deri më 8 mars 1960. AISKK, F. 1, V. 2015, D. , FL. 387-388.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]